Klemen Pisk

poet, writer, translator and musician

Poem in Albanian

Eremiti dhe ujku

Një eremit hoqi një vijë në rërë dhe tha:
"Nuk duhet ta kapërcesh këtë vijë."
Pastaj vizatoi një rreth duke thënë:
"Duhet të qëndrosh brenda këtij rrethi.
Mund ta kapërcesh, por jo aty ku është vija".
Filloi një stuhi dhe vija u zhduk.
Brenda rrethit po qëndronte një ujk.
I ftohti dhe shiu e kishin sfilitur, prapë nuk luante vendit.
Nuk dinte nëse vija vazhdon të ekzistojë,
kur nuk është më e vizatuar mbi rërë.

Translated into Albanian by Gentiana Kasemi